AAK vendos kushtet për mbështetjen e VV-së në formimin e institucioneve
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë të ditura disa kërkesa që duhet të plotësohen nëse Lëvizja Vetëvendosje kërkon mbështetjen e saj për formimin e institucioneve të reja.
Kryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka deklaruar se partia e tij nuk synon të bëhet pjesë e qeverisë, por se ka disa kushte për një mbështetje eventuale.
Ndër kërkesat e AAK-së janë pranimi i orientimit strategjik për projektin e gazit amerikan, rritja e pragut të TVSH-së nga 30 mijë në 100 mijë euro, lirimi i tokave të punuara nga tatimi në pronë dhe financimi i plotë i projekteve infrastrukturore.
Gjini ka kërkuar gjithashtu që për kryeqytetin të ndahen nga 800 milionë deri në 1 miliard euro gjatë pesë viteve të ardhshme, duke argumentuar se Prishtina po përballet me probleme të mëdha zhvillimore.
