Kandidati për deputet i PDK’së ftohet nga Gjykata Speciale

19.01.2021

Kandidati i PDK-së për deputet, Nezir Çoçaj nga Hasi i Prizrenit, është ftuar nga Gjykata Speciale. Sipas një njoftimi në faqen zyrtare të OVL UÇK-së në Has, Çoçaj do të intervistohet në ditët në vijim. “OVL e UÇK-së, dega në Has, mbështet fuqishëm njeriun e celulave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kontributin e […]

Kandidati për deputet i PDK’së ftohet nga Gjykata Speciale Foto: The Kosovo Specialist Chambers and Specialist Prosecutor's Office

Kandidati i PDK-së për deputet, Nezir Çoçaj nga Hasi i Prizrenit, është ftuar nga Gjykata Speciale.

Sipas një njoftimi në faqen zyrtare të OVL UÇK-së në Has, Çoçaj do të intervistohet në ditët në vijim.

“OVL e UÇK-së, dega në Has, mbështet fuqishëm njeriun e celulave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kontributin e tij për themelimin e UÇK-së, po ashtu vlerëson lart disiplinën e Çoçajt gjatë Luftës Çlirimtare në Kosovë që kishte të vetmin qëllim si të gjithë bijtë e bijat, Çlirimin e Atdheut nga Jugosllavia Vrastare Fashiste”, thuhet në njoftimin e kësaj dege.

Ndryshe Çoçaj mban numrin 20 në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës.

Njoftimi i plotë:

OVL e UÇK-së, HAS
Njofton se:

NEZIR ÇOÇAJ është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale me seli në Hagë. Ai ka pranuar Ftesë për intervistim nga Dhomat e Specializuara që gjatë ditëve në vijim do të paraqitet për Intervistim.

OVL e UÇK-së, Dega në HAS,
mbështet fuqishëm njeriun e celulave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kontributin e tij për themelimin e UÇK-së, po ashtu vlerëson lart disiplinën e Çoçajt gjatë Luftës Çlirimtare në Kosovë që kishte të vetmin qëllim si të gjithë bijtë e bijat, Çlirimin e Atdheut nga Jugosllavia Vrastare Fashiste.

ORGANIZATA E VETERANËVE TË LUFTËS, DEGA NË HAS i mbështetë të gjithë çlirimtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët luftuan për Lirinë e Vendit të tyre nga regjimi jugosllav, serb.

Lavdi Dëshmorëve të Kombit!
Drejtësi për Luftëtarët e UÇK-së!