Bizneset Vende Pune Ofertat

Ish-ministri i Shëndetësisë, Agani: Ikja e mjekëve dhe infermierëve, dukuri tejet shqetësuese

Ish-ministri i Shëndetësisë, Agani: Ikja e mjekëve dhe infermierëve, dukuri tejet shqetësuese

04.11.2023 Lajme

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, e sheh si shqetësuese ikjen e stafit shëndetësor nga Kosova. Për këtë, Agani ka kërkuar reformë urgjente të sistemit shëndetësor.

Agani ka thënë se duke e parë këtë trend të ikjes, Kosova mund të përballet me mungesë serioze të stafit shëndetësor, teksa ka kritika edhe për ndërhyrjet e politikës në sistemin shëndetësor.

Teksa ka folur për këtë ikjen e mjekëve e infermierëve, Agani ka deklaruar se periudha pas liberalizimit të vizave do të jetë sfidë e veçantë për sistemin shëndetësor të vendit.

“E shoh si një dukuri tejet shqetësuese për shëndetësinë kosovare duke pasur parasysh situatën që mund të krijohet pas disa viteve duke pasur parasysh trendin aktual ky largim është me të vërtetë në masë të madhe i pakontrolluar dhe sistemi shëndetësor i vendit shumë shpejt mundët me ardh në situatë që të kemi mungesë serioze të kuadrit profesional dhe kjo do të ishte me pasoja dramatike për qytetarët”, ka thënë Agani, teksa ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të ndërmarrin hapa për parandalimin e ikjes së profesionistëve shëndetësor.

Sipas tij, reforma shëndetësore e nisur në 2013-ën nuk ka gjetur zbatim dhe për këtë fajëson zhvillimet politike atë kohë. Ndër reformat e nisura atë kohë, ishte edhe sigurimi shëndetësor, me ç’rast thotë se ka pasur përkrahje nga dy organizatat financiare ndërkombëtare.

“Konsideroj se Ministria e Shëndetësisë duhet ta merr këtë problem me seriozitetin më të lartë të mundshëm dhe ta ketë prioritet numër një, dhe këtu me këtë rast dua të theksoj se këtu nuk bëhet fjalë vetëm për programe të shkollimit specialistik dhe programeve të shkollimit universitar të mjekëve por në radhë të parë behet fjalë për nevojën për një reformë urgjente të sistemit shëndetësor, një vazhdim i reformës së sistemit shëndetësor që ka filluar në vitin 2013 gjatë mandatit që kam qenë unë ministër i Shëndetësisë, dhe ne e kemi dizajnuar një reformë të sistemit shëndetësor e cila ka qenë e mbështetur nga Banka Botërore si edhe nga Fondi Ndërkombëtarë Monetar, madje ka qenë e mbështetur edhe më ndihmë financiare për ketë qellim, në atë kohë i kemi nxjerr ligjet e duhura të shëndetësisë së sigurimeve shëndetësorë dhe në vitin 2015 kemi qenë gati të fillojmë sistemin e sigurimeve publike shëndetësorë, por pastaj zhvillimet negative në skenën politike bën që kjo reformë të ndërpritet dhe de-facto ne dhjetë vite pas asaj periudhe e kemi të njëjtat ligje”, ka deklaruar Agani.

Ish-ministri i Shëndetësisë konsideron se ndërhyrjet e politikës do të jenë të pranishme përderisa financohet nga buxheti i shtetit. E për t’i ikur kësaj, Agani ka kërkuar që sa më shpejtë të fillojnë reformat shëndetësore. Thotë se rezultati do të jetë i shpejtë.

“Derisa shëndetësia do jetë e financuar nga buxheti i shtetit, do të ketë edhe ndikime politike dhe është absurde të mos ketë, de-facto ne sot kemi Fondin e Sigurimeve Shëndetësorë të financuar nga buxheti, e kemi Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës të financuar nga buxheti, shtylla e tretë e sistemit shëndetësor ato financohen nga vetë profesionistët dhe po i shohim që po funksionojnë në mënyrë perfektë dhe janë shtylla më e shëndoshë e sistemit shëndetësor sot në vend. Prandaj ne duhet të ecim përpara dhe të zbatojmë reformën e filluar para dhjetë viteve dhe rezultatet do të i shihni shumë shpejtë”, ka deklaruar Agani.

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!
Temperaturat e larta, MSh apelon për kujdes ndaj fëmijëve

Temperaturat e larta, MSh apelon për kujdes ndaj fëmijëve

Ministria e Shëndetësisë ka apeluar për kujdes ndaj fëmijëve për shkak të temperaturave të larta në vend.

Nga kjo ministri po bëjnë thirrje që foshnjat deri në gjashtë muaj të mos ekspozohen në diell, ndërsa te grupmoshat tjera të përdoret vazhdimisht kapela me strehë te gjerë.

Rekomandohet që fëmijët të vishen me rroba të gjera dhe të lehta, t’iu ofrohet ujë vazhdimisht dhe të pastrohen rregullisht.

Më poshtë këshillat e MSh-së:

Ministri Vitia vizitoi Klinikën e Gastroenterologjisë me Hepatologji, gjatë këtij viti janë shtuar kërkesat e qytetarëve për të marrë shërbime

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia në kuadër të vizitave në klinikat e ndryshme në QKUK, ka vizituar Klinikën e Gastroenterologjisë me Hepatologji.

Nga drejtoresha e kësaj klinike, Dr Fitore Komoni, Ministri Vitia u njoftua se në Klinikën e Gastroenterologjisë me Hepatologji janë shtuar kërkesat e qytetarëve për të marrë shërbime. Sipas raportit të punës, përgjatë 6 mujave të parë të këtij viti, janë realizuar 1 mijë e 33 gastroskopi dhe 709 kolonoskopi.

Ministri Vitia tha se Ministria e Shëndetësisë mbetet e angazhuar që të krijojë parakushte sa më të favorshme për qytetarët që marrin shërbime në institucionet publike. Ai kërkoi nga stafi udhëheqës që t’i adresojnë të gjitha kërkesat të cilat do të ndikojnë në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore, sidomos në rastet kur kërkesat për diagnostikim dhe trajtim të pacientëve janë më të shpeshta.

Zyra për Komunikim me Publikun

Në Spitalin e Prizrenit për herë të parë fillon shpërndarja e terapisë tabletare onkologjike

Në Spitalin e Prizrenit për herë të parë fillon shpërndarja e terapisë tabletare onkologjike

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se pacientët e rajonit të Prizrenit më nuk do të kenë nevojë të udhëtojnë në Klinikën e Onkologjisë për të marrë terapinë tabletare onkologjike, ngase nga dita e sotme këtë terapi do të mund ta marrin në Spitalin e Prizrenit.

Me këtë rast, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se është shumë i lumtur që falë një pune intensive nga Ministria e Shëndetësisë, ShSKUK, Klinika e Onkologjisë dhe Spitali i Prizrenit, sot po arrijnë që këtë terapi ta japin në Spitalin e Prizrenit, pa pasur nevojë që pacientët të udhëtojnë në Prishtinë.

“Falë punës intensive kemi arritur që këtë ta jetësojmë disa muaj më herët se që ishte planifikuar, kjo do të jetë lehtësim për qytetarët e rajonit të Prizrenit dhe do ta lehtësojë punën edhe të stafit të Klinikës së Onkologjisë që është i mbingarkuar. Krahas kësaj po investohet në infrastrukturë në Klinikën e Onkologjisë, ku po shtohen kapacitetet ekzistuese me shtretër dhe shërbime shëndetësore”, tha ministri Vitia.

Zëvëndësuesja e drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, Narqize Arënliu-Hoxhaj, tha se në projekt është paraparë shpërndarja e terapisë tabletare në Spitalin e Prizrenit dhe atë të Pejës, me qëllim që pacientët të kenë më lehtë të marrin terapinë, e mos të detyrohen të udhëtojnë në Prishtinë.

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi, tha se mbi 100 pacientë nga rajoni i Prizrenit do të marrin terapinë tabletare 1 herë në muaj në Spitalin e Prizrenit, ku një mjek specialist onkolog dhe 1 infermiere nga Klinika e Onkologjisë do të vinë në spital si asistencë.

Ai përmendi investimet që po bëhen nga MSh dhe ShSKUK, e që do të lehtësojnë marrjen e shërbimeve shëndetësore për pacientët, duke shtuar se furnizimi me terapi onkologjike është i kënaqshëm.

Promovohet manuali i procedurave standarde të infermierisë

Promovohet manuali i procedurave standarde të infermierisë

Ministria e Shëndetësisë ka promovuar Manualin e Procedurave Standarde të Infermierisë në Kujdesin Parësor Shëndetësor.

Kjo është bërë në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë, me moton “Infermieria jonë, e ardhmja jonë”.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se ky manual është i obligueshëm për zbatim dhe si i tillë duhet të përfshihet edhe në shkolla të mjekësisë dhe fakultete.

Ai ka thënë se infermierët përballen me sfida të ndryshme por që nevoja për edukim të vazhdueshëm është e domosdoshme.

Ndërsa, nënkryetari i Odës së Infermierëve të Kosovës, Xhemajl Dugolli, ka thënë se manuali i publikuar sot, duhet të shërbej për rritjen e cilësisë së shërbimeve për pacientët./kp/

Sigurimi Internacional Sigurime Brigada 123,
Kosovë
FURRA PIZZERIA KOSOVARJA2 Gastronomi Rr.Xhavit Syla Suharek,
Kosovë
Fabrika e Mobileve "TE NASERI" Prodhim Zona Industriale, Shirokë, Suharekë,
Kosovë
Print House Reklama/Shtyp Rr. Bajram Curri - Suharekë,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende24 ditë

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë