IKD: Qeveria rrezikon të drejtat e mijëra pensionistëve, s’po i zbaton afatet kushtetuese

  • 26.05.2023
IKD: Qeveria rrezikon të drejtat e mijëra pensionistëve, s’po i zbaton afatet kushtetuese

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka thënë se qeveria e Kosovës ka planifikuar që përtej afateve ligjore t’i adresojë kërkesat e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me projektligjin për Skemat Pensionale.

Me këtë veprim, IKD-ja po thotë se Qeveria po i dëmton qytetarët e Kosovës.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata Kushtetuese pati urdhëruar Kuvendin dhe Qeverinë, që jo më larg se data 15 korrik 2023, të ndërmarrin veprimet e nevojshme për plotësimin dhe ndryshimin e këtij ligji.


E sipas IKD-së, Qeveria ka planifikuar që projektligjin që synon të adresojë kërkesat e Gjykatës Kushtetuese, vetëm në Qeveri, ta miratojë me 30 korrik 2023.

Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar paragrafin 2 të nenit 8 të Ligjit nr.04/L-131 për Skemat Pensionale, sepse në mënyrë diskriminuese përmes këtij neni mijëra qytetarë, duke mos e përmbushur kriterin e përvojës prej 15 viteve pune para janarit të viti 1999, nuk e kanë gëzuar pensionin kontributdhënës, por vetëm atë të moshës.

Gjykata kishte urdhëruar Kuvendin dhe Qeverinë, që jo më larg se data 15 korrik 2023, të ndërmarrin veprimet e nevojshme për plotësimin dhe ndryshimin e këtij ligji.

“Në të njëjtën kohë, këto dispozita do të shfuqizohen me 15 korrik 2023. Në rastin kur Qeveria nuk respekton këtë datë, do të jenë qytetarët ata që do të pësojnë më së shumti. Ata do të detyrohen të paguajnë avokatë për të ngritur padi në Gjykatat Themelore për të gëzuar të drejtën e pensionit kontributdhënës sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Për shkak se do të gjenerohen shpenzime procedurale, kjo situatë mund të dëmtojë edhe buxhetin e Republikës së Kosovës”, ka thënë IKD-ja.

Por, sipas IKD-së, “Qeveria ka planifikuar që projektligjin që synon të adresojë kërkesat e Gjykatës Kushtetuese, vetëm në Qeveri, ta miratoj me 30 korrik 2023”.

Sipas reagimit të IKD-së, afati i përcaktuar nga Qeveria është në kundërshtim me kërkesat e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ky veprim i Qeverisë, thotë IKD-ja, është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Kjo organizatë thotë se veprimet e nevojshme për adresimin e kërkesave në bazë të aktgjykimit nënkuptojnë hyrjen në fuqi të projektligjit të ri për skemat pensionale më 15 korrik 2023 dhe jo miratimin e projektligjit në Qeveri me 15 ditë vonesë.

Më tej, IKD-ja thotë se “duke pasur parasysh që edhe Kuvendi i Kosovës shkon në pushim në fund të muajit korrik dhe fillimi i punës së Kuvendit nis të hënën e dytë të muajit shtator, atëherë IKD-ja thotë se miratimi final i projektligjit do të bëhet me vonesë prej disa muajve”.

Këto veprime të qeverisë, IKD-ja i ka quajtur “papërgjegjshmëri” në lidhje me moszbatimin e kërkesave të plota që dalin nga Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë