IHMK thirrje qytetarëve të mos ekspozohen në diell, temperaturat do të arrijnë deri në 37°C

IHMK thirrje qytetarëve të mos ekspozohen në diell, temperaturat do të arrijnë deri në 37°C
Çlirim Gashi

22.06.2021 / Lajme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar për motin që do të mbajë gjatë dy ditëve të ardhshme.

IHMK ka theksuar se gjatë dy ditëve të ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë.

Po ashtu ky institut njofton se kjo situatë meteorologjike vjen si pasojë e masave të nxehta të ajrit të ardhura nga pjesa veriore e Afrikës.

“Indeksi UV do të mbetet shumë i lartë dhe preferohet zbatimi i këshillave të IKSHP, që nga ora 9-17 të mos ekspozohemi rrezeve direkte të diellit.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 35-37 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

LEXO EDHE:  Edhe sot mot i nxehtë në vend, temperaturat deri në 36 gradë Celsius

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.

Themele të sigurta të së ardhmes, N.T.P.SH “HALITI”, gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin...

Lexo më shumë

Të fundit