I vjen fundi pritjes së qytetarëve për t’u pajisur me letërnjoftime, MPB pret t’i kthehet normalitetit në nëntor

21.10.2021

Pritje të tilla qytetarët kanë pasur edhe gjatë muajve shtator dhe tetor të vitit të kaluar. Por si duket tashmë pritjes së qytetarëve për t’u pajisur me letërnjoftime në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) i ka ardhur fundi. Kjo pasiqë, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka bërë të ditur se kontrata për furnizim […]

I vjen fundi pritjes së qytetarëve për t’u pajisur me letërnjoftime, MPB pret t’i kthehet normalitetit në nëntor Foto: Ilustrim

Pritje të tilla qytetarët kanë pasur edhe gjatë muajve shtator dhe tetor të vitit të kaluar.

Por si duket tashmë pritjes së qytetarëve për t’u pajisur me letërnjoftime në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) i ka ardhur fundi.

Kjo pasiqë, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka bërë të ditur se kontrata për furnizim me letërnjoftime tashmë është nënshkruar.

“Ju njoftojmë se kontrata për furnizim me letërnjoftime dhe pasaporta është nënshkruar”, thuhet në përgjigjen e MPB-së për Gazetën Reporteri.net.

“Pas nënshkrimit të kontratës ne jemi furnizuar me një sasi të letërnjoftimeve dhe pasaportave dhe presim që në muajin nëntor të kemi rikthim në normalitet”, ka bërë të ditur MPB-ja.

Shkak i mungesës së materialit, Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë vendim që të gjithë shtetasve të Kosovës, pavarësisht afatit të skadimit të letërnjoftimit, dokumenti identifikues t’iu konsiderohet i vlefshëm edhe për gjashtë muaj.