Hoti: Nuk e votojmë asnjë president, jemi parti në opozitë

18.03.2021

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë ditës së enjte ka thënë se nuk do ta votojnë Vjosa Osmanin për presidente. Hoti këtë deklaratë e bëri pas vizitës në Qendrën Klinike Universitare, saktësisht në Transfuzionin e Gjakut. “Ne nuk votojmë asnjë president ne jemi parti opozitare. I takon shumicës të bëjë konsultime për ta […]

Hoti: Nuk e votojmë asnjë president, jemi parti në opozitë Foto: Ilustrim

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë ditës së enjte ka thënë se nuk do ta votojnë Vjosa Osmanin për presidente.

Hoti këtë deklaratë e bëri pas vizitës në Qendrën Klinike Universitare, saktësisht në Transfuzionin e Gjakut.

“Ne nuk votojmë asnjë president ne jemi parti opozitare. I takon shumicës të bëjë konsultime për ta zgjedhur presidentin. Presidenti i vendit duhet të jetë jo politik”, tha ai.

Kryeministri në detyrë tha më tej se i takon shumicës të bëjë konsultime për zgjedhjen e presidentit.

Ndryshe nga Hoti, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se ende nuk kanë vendosur rreth votimit për formimin e institucioneve, saktësisht presidentit.