Hoti: Masat mbesin në fuqi, deri në fund të marsit arrijnë 33 mijë doza të vaksinës

11.03.2021

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se sot ka takuar ministrin Shëndetësisë, drejtorin e IKSHPK-së dhe drejtorin e SHSKUK-së me të cilët ka biseduar lidhur me situatën e krijuar nga COVID-19. Pas këtij takimi Hoti ka njoftuar se është vendosur që të mbesin në fuqi masat e njëjta anti-covid. “Në takim me […]

Hoti: Masat mbesin në fuqi, deri në fund të marsit arrijnë 33 mijë doza të vaksinës Foto: Ilustrim

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se sot ka takuar ministrin Shëndetësisë, drejtorin e IKSHPK-së dhe drejtorin e SHSKUK-së me të cilët ka biseduar lidhur me situatën e krijuar nga COVID-19.

Pas këtij takimi Hoti ka njoftuar se është vendosur që të mbesin në fuqi masat e njëjta anti-covid.

“Në takim me ministrin e Shëndetësisë, z. Armend Zemaj, drejtorin e IKSHPK-së, z. Naser Ramadani dhe me drejtorin e SHSKUK-së, z. Valbon Krasniqi, vendosëm që të mbesin në fuqi masat e njëjta anti Covid-19” ka njoftuar Hoti.

Gjithashtu ai ka bërë të ditur se institucionet shëndetësore po funksionojnë me kapacitete të plota, furnizimi me barna është stabil, ndërsa deri në fund të muajit pritet të arrij kontingjenti i parë i prej 33 mijë dozave të vaksinës COVAX dhe menjëherë të filloj vaksinimi i qytetarëve.

Në fund Hoti ka kërkuar nga qytetarëtqë të respektojnë distancën fizike, të përdorin maskat dhe të mirëmbajnë higjienën personale. Ndërsa institucionet përgjegjëse të shtojnë angazhimin për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19 përmes respektimit rigoroz të masave në fuqi.