Hoti: Emërimi i konsullit në Pragë nuk është koordinuar me mua, u njoftova nga mediat

Mbrëmë është bërë e ditur se djali i deputetit të AAK-së, Haxhi Shala, Flakron Shala, është emëruar konsull në Pragë.

Pas këtij lajmi ka pasur reagime të shumta, ndërsa deri më tani deputeti Shala ka zgjedhur heshtjen.

Sot ka reagur edhe u.d. presidentit të vendit, Vjosa Osmani, është praktikë e mbrapshtë, të cilën duhet ta kthejmë mbarë. Prandaj ato dekrete do të shfuqizohen.

Cilin nga kryetarët e degëve të partive në Suharekë do ta votoni në zgjedhjet e 14 shkurtit?

Gjithashtu edhe kryeministri i vendit, Avdullah Hoti përmes një reagimi ka bërë të ditur se ky emërim nuk është koordinuar me të dhe se ishte njoftuar nga mediat.

“Për emërimin e Konsullit të Përgjithshëm të Republikës Kosovës në Pragë të Çekisë, jam njoftuar nga mediat. Ky emërim nuk është koordinuar me mua. Qeveria është në proces të analizimit dhe rishikimit funksional të rrjetit të misioneve diplomatike.

Pas kësaj analize do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar funksionim efikas të misioneve diplomatike dhe do të sigurohemi që përbërja e këtyre misioneve të jetë në përputhje me ligjin” thuhet në reagimin e Hotit.

RAPORTO