Haxhi Shala kujton akisonin e parë të UÇK-së në Duhël
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e NISMA’së njëherit ish-epror i lartë luftës së UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut, Haxhi Shala, ka kujtuar aksionin e parë të UÇK-së në Duhël të Suharekës. Sipas Shalës nga ai aksion forcat serbe morën mësimin se në atë zonë kanë të bëjnë jo me një grup te […]
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e NISMA’së njëherit ish-epror i lartë luftës së UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut, Haxhi Shala, ka kujtuar aksionin e parë të UÇK-së në Duhël të Suharekës.
Sipas Shalës nga ai aksion forcat serbe morën mësimin se në atë zonë kanë të bëjnë jo me një grup te vogel prej burrash e gra që po e mbronin vendlindjen e tyre, por një ushtri e vërtetë e sy pa trembur.
Gjithashtu ai ka treguar se aksioni i para 22 viteve ishte bërë frymzim i UÇK-së dhe i dha peshë edhe më të madhe idealit të Ushtrisë Çlirimtare.
“22 vite më parë ndodhi aksioni i parë i UÇK-së në Duhel të Therandës, i cili aksion u zhvillua kundër forcave të armatosura serbe. Ky aksion përfaqësonte edhe vendet përreth, përfshirë këtu vendlindjen time. Aty forcat serbe morën mësimin se në atë zonë kanë të bëjnë jo me një grup te vogel prej burrash e gra që po e mbronin vendlindjen e tyre, por një ushtri e vërtetë e sy pa trembur. Ky aksion ishte bërë frymzim i UÇK-së dhe i dha peshë edhe më të madhe idealit të Ushtrisë Çlirimtare. Lavdi dëshmorëve dhe veprimtarisë së UÇK-së” ka shkruar Haxhi Shala.