Komuna e Suharekës fton qytetarët të japin propozimet e tyre për Planin Rregullues të Zonës Ekonomike në Duhël
Komuna e Suharekës ka njoftuar se nga 26 tetori deri më 24 nëntor 2026 do të mbahet shqyrtimi publik për Propozim-Planin Rregullues të Hollësishëm (PRRH) „Zona Ekonomike Duhël”.
Prezantimi publik i dokumentit do të bëhet më 26 tetor, duke filluar nga ora 11:00, në Sallën e Asamblesë Komunale, në Shtëpinë e Kulturës në Suharekë.
Komuna ka ftuar qytetarët, ekspertët dhe të gjitha palët e interesuara që gjatë periudhës 30-ditore të njihen me përmbajtjen e planit dhe të paraqesin komentet, vërejtjet apo sugjerimet e tyre.
Dokumenti, i hartuar nga Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mjedis në bashkëpunim me kompaninë „INSI” nga Prishtina, parasheh zhvillimin e Zonës Ekonomike në Duhël për tetë vitet e ardhshme.
Komentet dhe sugjerimet mund të dorëzohen gjatë ditëve të punës në zyrat e Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mjedis, si dhe përmes adresave elektronike: urbanizmi
Dokumenti i plotë është i qasshëm edhe në ueb-faqen zyrtare të Komunës së Suharekës.
