Haradinaj takohet me deputetë dhe kryetarë të komunave të AAK-së, kërkojnë rinumërimin e plotë të votave

11.03.2021

Kryetari i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së kryesisë së kësaj partie në të cilën kanë diskutuar për procesin zgjedhor, ka kërkuar rinumërimin e plotë të votave. Haradinaj ka thënë se është i shqetësuar me keqpërdorimet e votave nga disa komisionerë dhe vëzhgues, e që sipas tij ata duhet të…

Haradinaj takohet me deputetë dhe kryetarë të komunave të AAK-së, kërkojnë rinumërimin e plotë të votave

Kryetari i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së kryesisë së kësaj partie në të cilën kanë diskutuar për procesin zgjedhor, ka kërkuar rinumërimin e plotë të votave.

Haradinaj ka thënë se është i shqetësuar me keqpërdorimet e votave nga disa komisionerë dhe vëzhgues, e që sipas tij ata duhet të përfundojnë në burg.

“Ishte një takim me nënkryetarët e AAK, sekretarët, deputetët dhe kryetarët e komunave. Biseduam për procesin zgjedhor dhe ndërtimin e institucioneve. I falënderojmë qytetarët që mundësuan që zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratike. Edhe ne jemi të shqetësuar me keqpërdorimet që kanë ndodh në disa raste nga disa komisionar ose vëzhgues të pandërgjegjshëm dhe kërkojmë nga organet e rendit që kriminelët e votës të përfundojnë në burg të të gjitha partive”, tha Haradinaj.

“Kërkojmë rinumërim të plotë të votave në prezencë të hetuesisë dhe policisë që të gjendet e vërteta. Ndërtimi i institucioneve duhet të ndodh sa më shpejt, ne nuk kontestojmë rezultatin zgjedhor përqindjen tonë ose të LVV-së, LDK-së apo PDK-së apo partive tjera, dhe nuk shoh pse dikush duhet të dalë kundër rinumërimit përpos nëse fshehin keqpërdorime tjera për të cilat nuk di opinioni”, ka shtuar ai.

Etiketat

Ofertat e fundit