Haradinaj: Suhareka model i qeverisjes së mirë, kërkohet shtrirja në gjithë Kosovën

04.06.2026

Kryetari i nderit të Aleancës, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar komunën e Suharekë si shembull të qeverisjes së mirë, duke e cilësuar atë si një model që duhet të zgjerohet në nivel vendi.

Sipas tij, praktikat e deritanishme në Suharekë përfaqësojnë një standard të ri të menaxhimit lokal dhe efikasitetit institucional, të cilin duhet ta ndjekin edhe komunat e tjera të Kosovës.

Haradinaj thekson se është koha që ky model të bëhet bazë për ndryshime më të gjera në qeverisjen e vendit, duke synuar përmirësim të shërbimeve publike dhe zhvillim më të balancuar.