Ardian Gjini zgjidhet kryetar i ri i Aleancës, partia ndryshon emrin nga AAK në “Aleanca”

24.05.2026

Gjatë punimeve të Kuvendit të X-të Zgjedhor të Aleancës, pas përmbylljes së pjesës solemne, delegatët votuan për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë, ku Ardian Gjini mori mbështetje të gjerë nga delegatët.

Ardian Gjini zgjidhet kryetar i ri i Aleancës, partia ndryshon emrin nga AAK në “Aleanca” Foto: Ilustrim

Nga 461 delegatë të pranishëm, 453 votuan pro Gjinit, 2 ishin kundër, 1 abstenoi, ndërsa 5 vota u shpallën të pavlefshme.Në vazhdim të punimeve, delegatët aprovuan edhe ndryshimet statutare, duke vendosur ndryshimin e emrit të partisë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në “Aleanca”.

Po ashtu, Kuvendi zgjodhi Ramush Haradinajn në pozitën e Kryetarit të Nderit, si dhe votoi për Këshillin e Nderit dhe Këshillin e Përgjithshëm me 106 anëtarë. Përbërjes së Këshillit të Përgjithshëm do t’i shtohen edhe anëtarët e Kryesisë së re pas konstituimit, si dhe tre përfaqësues nga diaspora që morën më së shumti vota në Kuvend.

Me këtë proces, Aleanca njoftoi se ka përmbyllur me sukses procesin e brendshëm zgjedhor, i cili kishte nisur më 12 shkurt, duke e cilësuar atë si dëshmi të organizimit, unitetit dhe përkushtimit të strukturave të partisë në të gjitha nivelet.

Në fund, u falënderuan të gjitha strukturat, delegatët dhe anëtarët për kontributin e dhënë gjatë procesit zgjedhor, ndërsa urime iu adresuan kryetarit të ri Ardian Gjini dhe të gjithë të zgjedhurve në përgjegjësitë e reja.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More