Aleanca në Suharekë konfirmon fuqinë organizative, Bali Muharremaj rizgjidhet kryetar i degës
Në Kuvendin Zgjedhor të degës së Aleancës në Suharekë, kryetari aktual, Bali Muharremaj, ka marrë besimin e delegatëve për të vazhduar edhe për një mandat në krye të degës.
Foto: Ilustrim
Rizgjedhja e tij u vlerësua si rezultat i punës së vazhdueshme dhe i qeverisjes që, sipas Aleancës, ka sjellë rezultate konkrete për qytetarët e Suharekës, duke e kthyer komunën në një shembull të organizimit dhe zhvillimit lokal.
Gjatë qëndrimit në Suharekë, bashkë me kryetarin Ardian Gjini, u theksua organizimi serioz dhe mobilizimi i strukturave të Aleancës, në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit.
Nga ky takim u përcoll mesazhi se Aleanca në Suharekë është e gatshme për sfidën e ardhshme zgjedhore, me synimin për të dalë forcë e parë dhe për të vazhduar rrugën e rezultateve pozitive në komunë.
