Haradinaj: Qeveria Kurti ua ka vjedhë mjekëve çdo muaj nga 400 deri në 500 euro

  • 19.10.2022
Haradinaj: Qeveria Kurti ua ka vjedhë mjekëve çdo muaj nga 400 deri në 500 euro

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se Qeveria e Kosovës po ua vjedhë profesionistëve shëndetësorë, çdo muaj nga 400 deri në 500 euro.

I pari i AAK-së ka thënë se në rast se do të miratohet Ligji i Pagave, që një vit e gjysmë do të shkonin rreth 150 milionë euro te qytetarët dhe kategoritë që paguhen në kuadër të sektorit publik.

Po ashtu, Haradinaj ka shtuar se Qeveria i ka vjedhur edhe pensionistët, për shkak se nuk ju ka dhënë pare.


“Ajo pare nëse flasim për Ligjin e Pagave, që ish dashur të rritej para një viti e gjysmë, aty do të ishin edhe 150 milionë që do të kishin shkuar te qytetarët, te pensionistët, tek të gjitha kategoritë që paguhen prej sektorit publik”, ka theksuar Haradinaj në “Rubikon” në KlanKosova.

“Ligji i Pagave ka paraparë rritjen minimale 100 euro, e ka pasë rritje të pagave deri në 400 euro. Pra, Kurti dhe qeveria Kurti, ua kanë vjedhur mjekëve çdo muaj, prej kur kanë ardhur në pushtet, nga 400 deri në 500 euro, i kanë vjedhur edhe pensionistët, për shkak se nuk ju kanë dhënë pare. Ligji i pagave do ua jepte këtë shumë”.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë