Hapet aplikimi për disa masa mbështetëse për fermerët e bujqit e Kosovës

07.07.2022

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, që nga sot ka hapur periudhën për aplikim për disa masa mbështetëse në kuadër të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2022. Investimet përmes këtij programi kapin vlerën prej 26 milionë euro. Përmes këtij programi do të përkrahen projektet investive të fermerëve dhe agrobizneseve në gjithë […]

Hapet aplikimi për disa masa mbështetëse për fermerët e bujqit e Kosovës Foto: Ilustrim

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, që nga sot ka hapur periudhën për aplikim për disa masa mbështetëse në kuadër të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2022.

Investimet përmes këtij programi kapin vlerën prej 26 milionë euro. Përmes këtij programi do të përkrahen projektet investive të fermerëve dhe agrobizneseve në gjithë territorin e Kosovës.

Thirrjet për aplikim janë hapur për:
– Masën 1 “Investimet në asetet fizike në ekonomitë bujqësore”,
– Masën 3 ,”Investimet në asetet fizike në përpunimin dhe tregtimin e prodhimeve bujqësore”,
– Masën 7 “Diversifikimin e fermave dhe zhvillimin e bizneseve”,
– Masën 5 “Përgatitja zbatimi i strategjive të zhvillimit lokal – qasja LEADER”.

Investimet e Ministrisë së Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit përmes Programit për Zhvillim Rural 2022 arrijnë vlerën prej është 26,331,798.00.

MBPZhR-ja përmes këtij PZhR-së ka zgjeruar mundësitë e investimeve, duke sjellë kështu edhe shumë risi në masat mbështetëse për sektor të ndryshëm bujqësor dhe rural.

Ndryshe, periudha e aplikimit për masat e shpallura sot (07 korrik), do të jetë e hapur deri më 08 Gusht 2022, në orën 16.00.

Të gjithë të interesuarit aplikim mund ta bëjnë përmes ueb –modulit online në uebfaqen e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZhB), www.azhb-ks.net në linkun “Aplikimi online për PZHR”: https://azhb-aplikimet.rks-gov.net. Aplikuesit në ueb – modul do të mund të regjistrojnë projektin, si dhe duhet të ngarkojnë të gjitha dokumentet e nevojshme për aplikim në PDF.

Ndërkaq, gjatë periudhës për aplikim, fermerët dhe agrobizneset për të gjitha informatat lidhur me procedurat e aplikimit, kriteret e provueshmërisë, kriteret e vlerësimit fushat e investimit, mund t’i marrin në detaje në uebfaqen e MBPZhR-së www.mbpzhr-ks.net, si dhe në uebfaqen e AZhB-së www.azhb-ks.net.

Po ashtu, të gjithë të interesuarit për aplikim në kuadër të PZhR-së, nëse hasin në ndonjë paqartësi gjatë periudhës së aplikimit, mund të parashtrojnë pyetje për sqarim në emailin zyrtar, infoaplikimet.azhb@rks-gov.net.