AAK premton lehtësira për bujqit: Tokat e punuara do të lirohen nga taksat

01.06.2026

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ardian Gjini, ka prezantuar një nga premtimet kryesore të programit ekonomik të partisë, duke paralajmëruar heqjen e taksave për të gjithë bujqit që punojnë tokat e tyre.

AAK premton lehtësira për bujqit: Tokat e punuara do të lirohen nga taksat Foto: Ilustrim

Përmes një postimi në Facebook, Gjini tha se bujqësia do të trajtohet si një sektor strategjik për zhvillimin ekonomik të vendit dhe se prodhuesit vendorë nuk duhet të përballen me barrë të rëndë fiskale.

“Asnjë pëllëmbë tokë e mbjellë dhe asnjë familje që prodhon ushqim për tryezat tona nuk do të penalizohet më me taksa të rënda”, ka deklaruar ai.

Sipas Gjinit, lirimi nga taksat do të shërbejë si mbështetje direkte për fermerët dhe do të ndikojë në rritjen e prodhimit vendor, duke e kthyer bujqësinë në një motor të vërtetë të zhvillimit ekonomik.

Një ditë më parë, lideri i AAK-së prezantoi edhe vizionin e partisë për politikën e jashtme dhe zhvillimin ekonomik, duke premtuar forcimin e partneritetit me vendet perëndimore, raporte të qëndrueshme me Shqipërinë, sundim të ligjit dhe përfshirje më të madhe të mërgatës në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Premtimet e Gjinit po prezantohen në kuadër të fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit 2026.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More