Gripi i shpezëve në Kosovë, AUV: Izolohen fermat ku dyshohet se është përhapur

27.05.2021

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka bërë të ditur se në Kosovë në katër ferma të ekonomive familjare, ka dyshime për përhapjen e gripit të shpezëve “Avian Influenza”. Këto fermat ku dyshohet për përhapje të këtij gripi të shpezëve janë izoluar dhe se po mbikëqyren, kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Agjencisë të […]

Gripi i shpezëve në Kosovë, AUV: Izolohen fermat ku dyshohet se është përhapur Foto: Ilustrim

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka bërë të ditur se në Kosovë në katër ferma të ekonomive familjare, ka dyshime për përhapjen e gripit të shpezëve “Avian Influenza”.

Këto fermat ku dyshohet për përhapje të këtij gripi të shpezëve janë izoluar dhe se po mbikëqyren, kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Agjencisë të Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Lamir Thaçi.

Thaçi për IndeksOnline ka theksuar se janë marrë mostra për t’u testuar në laborator, për ta konfirmuar prezencën dhe llojin e gripit të shpezëve.

Po ashtu, zëdhënësi i AUV-it tha se fakti se gripi bartet nga shpendë shtegtare kjo e bën të pamundur ndalimin e gripit për të hyrë në një vend (shtet).

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dje ka njoftuar të gjithë qytetaret për dyshime të bazuara për prezencë të gripit të shpezëve ne vendin tonë. Kjo me qellim të ngritjes se vigjilencës për ndërmarrjen e masave mbrojtëse nga fermerët. Ne jemi në fazën hulumtuese diagnostikuese ne fermat të cilat janë të dyshimta. Kemi marrë mostra për ti testuar në laboratorë referent për  të konfirmuar prezencën dhe llojin apo tipin e gripit të shpezëve. Deri në nxjerrje të rezultateve konfirmative qëndrojmë në situatë të dyshimitë”, ka deklaruar Thaçi.

“Të gjithë veterinarët zyrtar të AUV-së, bashkë me praktikat veterinare private janë mobilizuar, për të koordinuar veprimet e menjëhershme ne teren. Duke mbikëqyrë fermat e vendosura në izolim. Po ashtu nisjen e hulumtimeve në fermat përreth tyre ne perimetër 3 kilometra. Në koordinim dhe mbështetje të autoriteteve lokale, do ketë mbikëqyrje të rreptë të lëvizjes se shpezëve në zonat e dyshimta.

Po ashtu përmes kontakteve në zyrën qendrore dhe zyrave regjionale të AUV-së jemi duke mbledh informata mbi paraqitjen eventuale të rasteve në lokacione tjera. Përmes Drejtorisë se Shëndetit dhe Mirëqenies se Kafshëve jemi duke organizuar mbikëqyrje të veprimeve në teren konform Udhëzimit administrativ Nr.24/2005 Për luftimin e sëmundjes zoonotike të shpezëve ‘’Gripi i shpezëve’’ Avian Influenza”, ka deklaruar Thaçi.

“Por kjo nuk do të thotë që ai do të kalojë tek te gjitha shpendët shtëpiake. Kontrollet efektive të shpendëve, siç është ndalimi i shpendëve shtegtarë të futen ne fermat apo kotecet e pulave, do ta ndalonte një gjë të tillë. Pastaj respektimi i masave strikte të biosigurisë parandalon përhapjen ne ferma tjera.

Ne po veprojmë me të gjitha kapacitete qe të parandalojmë përhapjen, të mbrojmë dhe ruajmë ekonominë e pularive ne vend. Për disa lloje të virusit të shpezëve nuk ka ende vaksinë qe parandalon infektimin”, tha ai./IndeksOnline/