Gripi i shpezëve në Kosovë, AUV-i bën thirrje që të raportohen ngordhjet e shpezëve

31.05.2021

Pas konfirmimit të prezencës se sëmundjes, gripi i shpezëve Avian Influnza në Kosovë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) u ka bërë thirrje të gjithë fermerëve që të raportojnë secilin rast të ngordhjes apo dyshimit të paraqitjes se sëmundjes tek shpezët e tyre. Kjo agjenci gjithashtu ka kërkuar nga fermerë që mbajnë shpezë të parandalojnë […]

Gripi i shpezëve në Kosovë, AUV-i bën thirrje që të raportohen ngordhjet e shpezëve Foto: Ilustrim

Pas konfirmimit të prezencës se sëmundjes, gripi i shpezëve Avian Influnza në Kosovë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) u ka bërë thirrje të gjithë fermerëve që të raportojnë secilin rast të ngordhjes apo dyshimit të paraqitjes se sëmundjes tek shpezët e tyre.

Kjo agjenci gjithashtu ka kërkuar nga fermerë që mbajnë shpezë të parandalojnë kontaktin e shpezëve të tjera me shpezët e tyre, të mbajnë shpezët në kushte të mira si dhe mos të shkojnë në panaire, tregje, ekspozita apo vende tjera ku ka shpezë dhe zogj.

Njoftimi i plotë i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV):

LAJMËRIM (Për fermerët mbajtës të shpezëve)

Pas konfirmimit të prezencës se sëmundjes, gripi i shpezëve Avian Influnza në Kosovë. Të gjithë fermerët mbajtës të shpezëve, janë të obliguar të raportojnë secilin rast të ngordhjes apo dyshimit të paraqitjes se sëmundjes tek shpezët e tyre.

Po ashtu mund të kontaktojnë me praktikat veterinare të licencuara.

Raportoni në numrin: 0800 111 22 Pa pagese 24h

Çfarë duhet të bëni si fermer për tu mbrojtur nga infektimi i fermës tuaj:

• Parandaloni kontaktin e shpezëve të tjera me shpezët tuaja,

• Mbani shpezët në kushte të mira,

• Mos shkoni në panaire, tregje, ekspozita apo vende tjera ku ka shpezë dhe zogj.

• Vendosni masat e biosigurisë ne fermë

• Vendos dezbarierat në hyrje dhe dalje të fermës,

• Zvogëloni dhe kontrolloni hyrjet e njerëzve,

• Pastroni dhe dezinfektoni objektet dhe pajisjet, veshjet dhe mbathjet e personave në kontakt me shpezët,

• Nëse vëreni shenja të sëmundjes lajmëroni autoritetin kompetent,

• Nëse keni ngordhje, njofto autoritetin i cili do të ju ndihmoj për asgjësim,

• Në asnjë rast mos i hidhni në hapësira publike shpezët e ngordhura.