Greva e paralajmëruar në arsim, zv.ministri i Arsimit: deri në fund të vitit priten rezultate në Ligjin e Pagave

12.11.2021

E këtë paralajmërim të SBASHK-ut se do të futen në grevë nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre, e ka komentuar edhe zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci. Zëvendësministri Pupovci ka thënë se SBASHK-u duhet të tregojë durim. “Adresa e SBASHKU me Qeverinë është përmes Ministrisë së Arsimit. Ata kanë shprehur pakënaqësi sa […]

Greva e paralajmëruar në arsim, zv.ministri i Arsimit: deri në fund të vitit priten rezultate në Ligjin e Pagave Foto: Ilustrim

E këtë paralajmërim të SBASHK-ut se do të futen në grevë nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre, e ka komentuar edhe zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci.

Zëvendësministri Pupovci ka thënë se SBASHK-u duhet të tregojë durim.

“Adresa e SBASHKU me Qeverinë është përmes Ministrisë së Arsimit. Ata kanë shprehur pakënaqësi sa i përket Ligjit të pagave që ka të bëjë me të gjithë sektorët. Unë sipas informacioneve që kam, është duke u punuar në ligj dhe brenda këtij viti pritet të ketë disa rezultate. SBASHK-u duhet të tregojë durim”, tha ai.

Po ashtu, ai ka folur edhe lidhur me procesin mësimor, ku ka potencuar se mësimi në të gjitha shkollat është duke u zhvilluar me skenarin e rikthimit.