Grenell u bën thirrje evropianëve: Lirojeni menjëherë Hashim Thaçin nga Haga

12.12.2022

Richard Grenell ka kërkuar lirimin nga Haga e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit. Ish-i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, u ka bërë thirrje evropianëve që të ndryshojnë strategjinë e tyre. Përmes një postimi në Twitter, Grenell ka kërkuar gjithashtu lirimin e ish-presidentit Hashim Thaçit nga Haga. “U bëj […]

Grenell u bën thirrje evropianëve: Lirojeni menjëherë Hashim Thaçin nga Haga Foto: Ilustrim

Richard Grenell ka kërkuar lirimin nga Haga e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

Ish-i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, u ka bërë thirrje evropianëve që të ndryshojnë strategjinë e tyre.

Përmes një postimi në Twitter, Grenell ka kërkuar gjithashtu lirimin e ish-presidentit Hashim Thaçit nga Haga.

“U bëj thirrje evropianëve që të ndryshojnë drejtimet e strategjisë së tyre Kosovë-Serbi. Ata NUK po e ndihmojnë krizën ballkanike – po e përkeqësojnë atë me ndërhyrjet e tyre të njëanshme dhe të çrregullta. Dhe lironi Hashim Thaçin menjëherë nga Haga”, ka shkruar ai.