Gjykata Speciale vazhdon me thirrje, 13 të tilla në më pak se një muaj

30.01.2020

Gjykata Speciale si vitin që lamë pas edhe këtë vit e ka nisur me vrull punën, ku për më pak se një muaj ka ftuar 13 ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), po ashtu kjo gjykatë vitin e kaluar kishte ftuar për intervistim rreth 250 persona. Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së […]

Gjykata Speciale vazhdon me thirrje, 13 të tilla në më pak se një muaj Foto: GJykata Speciale

Gjykata Speciale si vitin që lamë pas edhe këtë vit e ka nisur me vrull punën, ku për më pak se një muaj ka ftuar 13 ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), po ashtu kjo gjykatë vitin e kaluar kishte ftuar për intervistim rreth 250 persona.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë se Gjykata Speciale vazhdon të mbetet e papranueshme dhe e padrejtë.

Ai nuk ka përjashtuar mundësinë e protestave për të treguar se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër dhe nuk ka të bëjë asgjë me atë se për çfarë po akuzohen pjesëtarët e saj.

Sipas Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së numri i madh i ftesave nga kjo gjykatë nënkupton që shumë shpejt pritet të ngriten edhe aktakuzat e para.

Kryetari i OVL e UÇK-së, Hysni Gucati për KosovaPress ka thënë se në rast që do të ketë aktakuza, ato janë të pabaza, po ashtu ai ka bërë të ditur se deri më tani kanë mbërritur mbi 260 ftesa.

“Gjithsej kanë ardhur mbi 260 ftesa deri tash. Tash një vit po bëhen kanë ardhur mbi 260 ftesa nga Gjykata Speciale. Arsyeja pse është ky ritëm kaq i shpejt, dhe ka shumë ftesa gjatë këtij muaji nuk e dimë as ne vet. Por, kjo lë për të nënkuptuar që ata janë duke e përshpejtuar punën, me siguri që sa më shpejt edhe të ngritën aktakuza, që dhashtë Zoti këto aktakuza të mos ngritën asnjëherë. Edhe nëse ngritën këto aktakuza janë të pabaza, për neve”, thotë Gucati.

Kryetari i OVL-UÇK-së tregon se janë lajmëruar dy raste të cilët janë thirrur nga Specialja, e këta të fundit dëshmojnë se gjatë luftës nuk kanë qenë fare në Kosovë.

“Ne nuk e përjashtojmë as mundësinë e demonstratave apo protestave. Nuk do të thotë që do të dalim sot apo nesër, por nuk përjashtojmë mundësitë. Në qershor do i vazhdohet mandati, dhe jemi duke biseduar me disa avokatë tonë të Kosovës, por edhe me disa shokë që shumë shpejt ta ngrisim edhe ta çojmë në parlament një letër, t’i drejtohemi parlamentit edhe qeverisë do i drejtohemi. Në momentin që do të bëhet qeveria do i drejtohemi me një letër që mos t’i vazhdohet më mandati kësaj gjykate. Gjithmonë për arsye se është e njëanshme”, shton Gucati.