Gjuajtje me armë në një aheng familjar në Shtime – Arrestohet 33-vjeçari

29.06.2025

Policia e Kosovës ka arrestuar një person për shkak të të shtënave me armë zjarri gjatë një ahengu familjar në fshatin Petrovë të Shtimes.

Gjuajtje me armë në një aheng familjar në Shtime – Arrestohet 33-vjeçari Foto: Ilustrim

Ngjarja ka ndodhur të dielën, më 29 qershor 2025, rreth orës 11:10, kur stacioni policor në Shtime ka pranuar një informatë për të shtëna në këtë zonë.

Njësitet policore kanë reaguar menjëherë dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kontaktuar me pronarin e ahengut. Gjatë intervistimit në vend, ai ka pranuar se kishte shtënë me një armë zjarri.

I dyshuari, G.R., 33 vjeç, është shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe është intervistuar në prani të avokatit të tij. Prokurori i shtetit është njoftuar për rastin dhe ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit për 48 orë.

Rasti është duke u trajtuar nga Sektori i Hetimeve në Stacionin Policor në Shtime.

Apel i Policisë për qytetarët:

Policia Rajonale e Ferizajt rikujton se përdorimi i armëve të zjarrit, sidomos gjatë ahengjeve apo tubimeve familjare, përbën rrezik të madh për jetën dhe sigurinë publike.

Qytetarëve u bëhet thirrje të shmangin veprime të tilla të kundërligjshme dhe të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës për të parandaluar raste që mund të përfundojnë me pasoja tragjike.

Për çdo informacion apo veprim të dyshimtë, qytetarët mund të lajmërojnë policinë përmes:

📞 192

📞 0290/389-111

📲 Aplikacionit “Lajmëro Policinë”

Të dhënat e raportuesve ruhen me konfidencialitet të plotë.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More