Keqpërdori armën me leje në një aheng, arrestohet i dyshuari në Suharekë

17.08.2026

Më 16 gusht 2026, rreth orës 10:55 në Suharekë, policia ka arrestuar një person të dyshuar kosovar pasi dyshohet se ka përdorur armë zjarri gjatë një ahengu familjar, duke shkaktuar rrezik të përgjithshëm.

Në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe konfiskuar pistoletën e përdorur, për të cilën i dyshuari zotëronte leje për posedim.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme ligjore.