Gjendje e jashtëzakonshme, çmimi i importit të energjisë elektrike është tejet i lartë

14.12.2021

Ministrja Rizvanolli në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka folur për krizën energjetike që i ka përfshirë vendet e rajonit, përfshirë edhe Kosovën. Ajo ka theksuar se çmimi i importit të energjisë në Kosovë është shumë i lartë dhe se gjendja është e jashtëzakonshme. “Një ndër sfidat kryesore me të cilat po përballen […]

Gjendje e jashtëzakonshme, çmimi i importit të energjisë elektrike është tejet i lartë

Ministrja Rizvanolli në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka folur për krizën energjetike që i ka përfshirë vendet e rajonit, përfshirë edhe Kosovën.

Ajo ka theksuar se çmimi i importit të energjisë në Kosovë është shumë i lartë dhe se gjendja është e jashtëzakonshme.

“Një ndër sfidat kryesore me të cilat po përballen vendet dhe jo vetëm të rajonit por edhe të botës është kriza energjetike e cila vjen në radhë të parë si pasojë e rritjes së çmimeve të gazit në tregjet globale. Kjo krizë prej disa muajsh e ka prekur rajonin.

Vendet në rajon të gjitha pa përjashtim janë të prekura  dhe shumë më shumë se ne Shqipëria për shembull ka disa muaj që është prekur për shkak se kanë importuar më shumë energji dhe deri më tani i kanë ndarë 180 milionë euro në formë të garancisë bankare për likuiditetin e sektorit të energjisë”, ka thënën ajo.

LEXO EDHE:  Austri, kostot e energjisë elektrike vitin e ardhshëm do të rriten me rreth 300 euro për familje

Po ashtu, Rizvanolli ka shtuar se janë me shpresën që të ketë reshje të shumta atmosferike në Shqipëri dhe të këmbejnë energjinë elektrike me ta pa pasur nevojë që ta blejnë atë me çmim të lartë në treg.

Kosova së fundmi është prekur nga kriza energjetike. Kryeministri Albin Kurti ditë më parë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës u ka bërë thirrje ministrave që të ndërmarrin veprimet e nevojshme për t’u siguruar rryma për qytetarët.

Etiketat