Rizvanolli: Kosova nuk e refuzon gazin amerikan, por prioritet mbeten burimet vendore
26.06.2026
Qeveria në detyrë e Kosovës ka përsëritur se prioritet i strategjisë energjetike mbetet gazifikimi i thëngjillit dhe shfrytëzimi i burimeve vendore, duke theksuar se nuk është kundër importimit të gazit të lëngëzuar amerikan (LNG).
Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, deklaroi se importimi i LNG-së përmes Vlorës dhe transmetimi i energjisë elektrike në Kosovë përmes linjës ekzistuese të interkoneksionit është një zgjidhje më praktike dhe më ekonomike sesa ndërtimi i një gazsjellësi të ri. Ajo shtoi se Qeveria ka kërkuar mbështetje nga Administrata amerikane për projekte që lidhen me gazifikimin e qymyrit dhe zhvillimin e kapaciteteve të reja energjetike.
