Gjatë vitit 2021 në QKUK u lindën rreth 9 mijë foshnje, mes tyre 2 katërnjakë dhe 16 trinjakë
Po ashtu, ShSKUK-ja ka bërë të ditur se 202 prej tyre janë binjakë, 16 trinjakë dhe 2 katërnjakë. Sipas këtij shërbimi, 2 mijë e 501 lindje janë kryer me operacion. “Gjatë vitit 2021, në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës u lindën 8 mijë e 984 foshnje. Prej tyre, 202 janë binjakë, […]
Po ashtu, ShSKUK-ja ka bërë të ditur se 202 prej tyre janë binjakë, 16 trinjakë dhe 2 katërnjakë.
Sipas këtij shërbimi, 2 mijë e 501 lindje janë kryer me operacion.
“Gjatë vitit 2021, në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës u lindën 8 mijë e 984 foshnje. Prej tyre, 202 janë binjakë, 16 trinjakë dhe 2 katërnjakë. Sipas raportit të punës, 4 mijë e 735 foshnje i përkasin gjinisë mashkullore, kurse 4 mijë e 249 gjinisë femërore”, thuhet nga SHSKUK.