FSK vazhdon me stërvitje dhe gara ushtarake bashkë me vendet anëtare dhe partnere të NATO-s

26.10.2021

Kjo stërvitje synon të forcojë gatishmërinë e Forcave të Armatosura sllovene në sistemin e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera në Republikën e Sllovenisë. Gjithashtu, kjo stërvitje synon për të integruar edhe mekanizmat e sigurisë sllovene me shtetet anëtare të BE-së dhe forcat tjera partnere, si vendi ynë, të rëndësishme në fushën e […]

FSK vazhdon me stërvitje dhe gara ushtarake bashkë me vendet anëtare dhe partnere të NATO-s Foto: Ilustrim

Kjo stërvitje synon të forcojë gatishmërinë e Forcave të Armatosura sllovene në sistemin e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera në Republikën e Sllovenisë.

Gjithashtu, kjo stërvitje synon për të integruar edhe mekanizmat e sigurisë sllovene me shtetet anëtare të BE-së dhe forcat tjera partnere, si vendi ynë, të rëndësishme në fushën e mobilitetit ushtarak dhe mbështetjes logjistike.

Në po të njejtën kohë, një njësi tjetër e FSK-së, me ftesë të ushtrisë sllovene, merr pjesë në Garën Ushtarake Ndërkombëtare “ Skuadra më e mirë 2021”.

Në këtë garë konfirmohen shkathtësitë e pjesëtarëve të FSK-së dhe promovohet bashkëpunimi ndërkombëtar i korpusit të nënoficerëve tanë në ndërveprim me kolegët sllovenë dhe kolegët tjerë nga vendet anëtare dhe partnere të NATO-s.