FSK përmbyll me sukses trajnimi “Kursi e Avancuar për Lider”
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka përmbyllur me sukses “Kursin e Avancuar për Lider”, i cili synon zhvillimin profesional të pjesëtarëve të saj në nivelin e udhëheqjes së togut.
Ky trajnim ka përfshirë module teorike dhe praktike, të ndërtuara sipas standardeve të FSK-së për zhvillimin e liderëve ushtarakë. Qëllimi kryesor i kursit ka qenë forcimi i njohurive dhe ngritja e aftësive profesionale të pjesëmarrësve, në funksion të një udhëheqjeje efektive dhe të disiplinuar.
Kursi paraqet një element kyç në përgatitjen për sfidat e udhëheqjes ushtarake, duke kontribuar drejtpërdrejt në rritjen e kapaciteteve komanduese, forcimin e zinxhirit hierarkik dhe përmirësimin e gatishmërisë operacionale të FSK-së.
Po ashtu, ky trajnim përbën një hap të rëndësishëm në karrierën profesionale të pjesëtarëve të FSK-së, duke shërbyer si bazë për avancim të mëtejmë dhe zhvillim në strukturat ushtarake të vendit.