FSK-ja rrit vigjilencën, patrullime të intensifikuara në infrastrukturën vitale

01.12.2024

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka intensifikuar patrullimet dhe masat e sigurisë në pikat kyçe të infrastrukturës kritike të vendit. Kjo veprim, sipas ministrit, vjen si pasojë e rritjes së rrezikut për sabotazhe dhe sulme të mundshme.

FSK-ja rrit vigjilencën, patrullime të intensifikuara në infrastrukturën vitale Foto: Ilustrim

Në një intervistë për RTK, Maqedonci ka theksuar se FSK-ja është angazhuar në mbrojtjen e infrastrukturës vitale të vendit, duke përfshirë pendat e liqejve dhe kanalet e ujit, siç është ai i Ibër-Lepencit. Ai ka shtuar se njësitë e FSK-së janë të vendosura në këto zona strategjike, duke patrulluar natën dhe ditën për të parandaluar çdo veprim që mund të cenojë sigurinë e vendit.

“Këto masa janë marrë pas një analize të hollësishme të situatës së sigurisë dhe në përputhje me vendimet e Këshillit të Sigurisë së Kosovës,” ka deklaruar ministri Maqedonci. “FSK-ja është në gatishmëri të plotë për të mbrojtur vendin dhe qytetarët e tij.”

Ministri ka theksuar se të gjitha institucionet e sigurisë në Kosovë janë në koordinim të ngushtë për të përballuar sfidat e sigurisë dhe për të garantuar një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More