LVV
PDK
LDK
AAK

FSK-ja forcohet: Trajnim intensiv për snajperë në bashkëpunim me Turqinë

para 26 dite

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) vazhdon të forcojnë kapacitetet e tyre operacionale nëpërmjet bashkëpunimit me partnerë ndërkombëtarë.

FSK-ja forcohet: Trajnim intensiv për snajperë në bashkëpunim me Turqinë

Në këtë kontekst, një grup instruktorësh të ushtrisë turke kanë zhvilluar një trajnim intensiv për snajperë në Regjimentet e Forcave Tokësore të FSK-së.

Ky trajnim i specializuar ka për qëllim të ngrisë nivelin e aftësive të pjesëtarëve të FSK-së në përdorimin e armëve të snajperit, si dhe të përmirësojë taktikat dhe teknikat e operacionale në këtë fushë. Nëpërmjet këtij bashkëpunimi, FSK synon të arrijë një nivel më të lartë profesionalizmi dhe të jetë në gjendje të përballet me sfidat e sigurisë në mënyrë më efektive.

Ushtria turke, e njohur për eksperiencën e saj të gjatë në fushën e trajnimit ushtarak, ka ndarë me kolegët e tyre kosovarë njohuritë dhe përvojën e tyre në fushën e snajperingut. Trajnimi ka përfshitur një kombinim të teorisë dhe praktikës, duke u fokusuar në aspektet më të rëndësishme të këtij specialiteti.

Etiketat

Ofertat e fundit