Fillon vaksinimi nga ajri kundër tërbimit te kafshët e egra

22.10.2025

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se ka nisur fushatën vjeshtore të vaksinimit ajror kundër tërbimit, që ka për synim parandalimin e përhapjes së kësaj sëmundjeje te kafshët e egra në territorin e Republikës së Kosovës.

Fillon vaksinimi nga ajri kundër tërbimit te kafshët e egra Foto: Ilustrim

Vaksinimi po realizohet përmes shpërndarjes së vaksinave nga ajri në zona të përcaktuara, ndërsa monitorimi i procesit po bëhet nga inspektorët veterinarë të AUV-së në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Kujdes për fëmijët dhe qytetarët në zonat përkatëse

AUV i bën thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm nëse hasin kapsulat e vaksinave të hedhura nga ajri, të cilat janë të destinuara ekskluzivisht për kafshët e egra dhe nuk duhet të preken nga njerëzit.

Në veçanti, familjet që kanë fëmijë dhe jetojnë në zonat ku shpërndahen vaksinat, këshillohen t’i udhëzojnë fëmijët që të mos luajnë apo të mos i prekin këto vaksina, për të shmangur çdo kontakt të panevojshëm.

Qëllimi: Mbrojtja e shëndetit publik dhe atij veterinar

Fushata është pjesë e një strategjie afatgjate të Agjencisë për parandalimin e përhapjes së sëmundjes së tërbimit, e cila përveç rrezikut për kafshët, paraqet edhe një kërcënim serioz për shëndetin publik.

AUV fton qytetarët që për çdo paqartësi apo informacion shtesë të kontaktojnë institucionin përmes kanaleve zyrtare të komunikimit.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More