Fillon pajisja e qytetarëve me letërnjoftime

15.12.2020

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se ka filluar prodhimi dhe pajisja e qytetarëve me letërnjoftim të Republikës së Kosovës. Përmes një komunikate për media, MPB-ja ka njoftuar se të gjitha rastet të cilat kanë qenë në pritje për procedim, tashmë janë kryer dhe janë shpërndarë nëpër qendrat e tyre përkatëse si dhe në […]

Fillon pajisja e qytetarëve me letërnjoftime Foto: Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se ka filluar prodhimi dhe pajisja e qytetarëve me letërnjoftim të Republikës së Kosovës.

Përmes një komunikate për media, MPB-ja ka njoftuar se të gjitha rastet të cilat kanë qenë në pritje për procedim, tashmë janë kryer dhe janë shpërndarë nëpër qendrat e tyre përkatëse si dhe në misionet konsullore/diplomatike.

“Njëkohësisht, ju kërkojmë falje të gjithë qytetarëve që gjatë kësaj periudhe kohore nuk kanë arritur të pajisen me letërnjoftim sipas procedurave të parapara”, thuhet në komunikatë.