Bizneset Vende Pune Ofertat

EULEX-i po bastisë shtëpinë e Bashkim Smakajt, ish shefit të AKI-së

EULEX-i po bastisë shtëpinë e Bashkim Smakajt, ish shefit të AKI-së

30.10.2023 Lajme

Një veturë e EULEX-it me mbishkrimin ZPS në këto momente është duke bastisur shtëpinë e ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smaka.

Nuk dihen ende detaje veç pamjeve të bastisjes, me gjasë me urdhër të Zyrës së Prokurorisë së Hagës.

Avokati Artan Qerkini i ka konfirmuar bastisjen, por që nuk e din ende arsyen.

Sigurimi Internacional

Ofertë speciale
ARBK dhe AKI nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi

ARBK dhe AKI nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përkatësisht Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, nënshkruan memorandum bashkëpunimi.

Memorandumi i Bashkëpunimit u nënshkrua nga Zv. Drejtorja e Përgjithshme e Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë, Lebibe Haliti dhe Drejtori i AKI- së, Petrit Ajeti.

Ky Memorandum do të ndihmoj ARBK-në dhe AKI-në në avancimin e bashkëpunimit dhe lehtësimin e përmbushjes së detyrave dhe përgjegjësive Kushtetuese dhe Ligjore.

Informacionet e grumbulluara nga ky bashkëpunim, do të ndihmojnë në luftën kundër krimit te organizuar, shpëlarjes së parave, financimit të terrorizmit, luftën kundër ekonomisë jo formale, identifikimin e kapitalit dhe investimeve nga vende dhe individ të sanksionuar nga Institucionet Ndërkombëtare, si dhe identifikimin e kapitalit të dyshimtë.

Mirëpritet formimi i Agjencisë së Inteligjencës në kuadër të FSK-së

Mirëpritet formimi i Agjencisë së Inteligjencës në kuadër të FSK-së

Formimi i Agjencisë së Inteligjencës e Sigurisë së Mbrojtjes (AISM), po shihet si hap esencial dhe shumë i nevojshëm në kohën kur Kosova është duke u përballur me kërcënime nga Serbia.

Njohës të çështjeve të sigurisë theksuan se kjo Agjenci do të ketë rol të rëndësishëm në mbrojtjen shtetërore dhe sigurinë qytetare.

Ata kanë theksuar se kjo Agjenci e Inteligjencës e cila do të funksionojë në kuadër të FSK-së, nuk do ta minojë rolin e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI) por sipas tyre, kjo do të jetë një ndihmesë për të pasi ato do të jenë hallka të lidhura të sigurisë.

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka thënë se krijimi i AISM-së është hap i duhur në përmbylljen e arkitekturës së sigurisë së vendit. Sipas tij, është në domenin e ushtrisë që të ketë një mekanizëm të tillë i cili mbron asetet nacionale të Kosovës.

“Sa i përket çështjes së krijimit të Agjencinot të ri ushtarak në kuadër të ushtrisë së Kosovës, FSK-së unë mendoj se ky është një hap i duhur në përmbylljen e arkitekturës së sigurisë. Me qenë se tani në kuadër të Kosovës kemi disa mekanizma që merren me informacione të klasifikuara, merren me çështjet e inteligjencës që eshët AKI-ja por tani edhe në aspektin ushtarak, kjo do ti ndihmonte jashtëzakonisht shumë në shkëmbimin e informacioneve me partnerët mike të cilët i ka ushtria e Kosovës. Është në domenin e ushtrisë që të ketë një mekanizëm të tillë i cili mbron asetet nacionale të Kosovës që janë në kuadër të ushtrisë së saj”, tha.

Ai tha se kjo agjenci nuk e minon rolin e AKI-së, sepse ato veprojnë në vetëveprimtari të ndryshme.

“Sipas projektligji i cili ka kaluar në lexim të parë është në fushën e bashkërendimit dhe bashkëpunimeve, nuk e minon aktivitetin e AKI-së, sepse fushëveprimit janë të ndryshme. Ku dihet që AKI-ja ka pjesën civile, ka pjesë e sigurisë që atakon sigurinë nacionale, ndërsa kjo pjesë e Agjencisë se Inteligjencës ushtarake ka kryesisht aktivitetin e saj ne kuadër të komponenetës ushtarake të Kosovës”, tha ai.

Arben Dashevci, njohës i çështjeve sigurisë, tha se krijimi i AISM-së është esencial, pasi FSK-së i duhet kjo agjenci për të mbrojtur territorin e vendit dhe për të ofruar siguri qytetarëve.

“Unë do ta quaja esencial jo vetëm të rëndësishme por do ta quaja esencial. Ne jemi shtet i pavarur edhe sovran, ne kemi ushtrinë dhe policinë por e kemi edhe AKI-në. Ushtrisë i duhet inteligjenca për mbrojtjen e vendit, sepse do të shërbejë për mbrojtjen e territorit të Kosovës. Duke pasur parasysh se në carë situate ndodhemi ne, kjo është esenciale të krijohet kjo Agjenci për Mbrojtje dhe Siguri në kuadër të ushtrisë së Kosovës, momentalisht të FSK-së”, tha ai.

Dashevci shtoi se formimi i AISM-së nuk do ta minoj rolin e AKI-së pasi ato janë zinxhirë të lidhura.

“Aspak nuk minohet roli i AKI-së, AKI bashkëpunon në mënyrë perfekte me Ministrin e Punëve të Brendshme, AKI-ja do të bashkëpunojë edhe me Agjencisë e Mbrojtjes në këtë rast të ushtrisë, sepse janë zingjire të lidhura, janë hallka të lidhura që dëshmojnë shteti e pavarur dhe sovranë të Kosovës”, tha ai.

Konsiderohet i pamjaftueshëm buxheti për AKI-në për vitin 2024

Konsiderohet i pamjaftueshëm buxheti për AKI-në për vitin 2024

Dy milionë euro më shumë buxhet sesa sivjet janë planifikuar për vitin e ardhshëm për institucionin më të rëndësishëm të sigurisë.

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë që ka për mision zbulimin dhe identifikimin e kërcënimeve që rrezikojnë sigurinë e vendit, këtë vit kishte buxhet 12 milionë euro, ndërsa për vitin e ardhshëm do t’i ketë 14 milionë euro.

Kjo shumë po kritikohet nga njohësit e çështjeve të sigurisë, marrë parasysh situatën e brishtë të sigurisë, sidomos në veri të vendit.

Derisa thotë se shuma të tilla nuk duhet të bëhen publike, Drizan Shala vlerëson se buxheti që është ndarë për këtë institucion nuk është i mjaftueshëm

“Unë mendoj se buxheti optimal për t’i përmbushur nevojat e agjencionit në fjalë do duhej të ishte njëzet e katër milionë euro dhe mbi këtë bazë çdo vit të kishim një shtim prej pesë milionë eurove minimalisht për t’u updatuar me kërkesat dhe nevojat për ta mbrojtur sigurinë nacionale të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Shala për RTV Dukagjinin.

Në të njëjtën linjë qëndron edhe ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, pasi që sipas tij vendi mund të përballet me situata të paparashikueshme.

“Investimi në këtë drejtim duhet të jetë jashtëzakonisht i madh. Në këtë kohë e në këtë situatë për t’u përballur me lloj-lloj episode, që ndoshta për neve mund të jenë të paparashikueshme, po ato mund të ndodhin”.

Posa AKI-së për Ministrinë e Punëve të Brendshme, Qeveria ka planifikuar 216 milionë euro, ndërsa për Ministrinë e Mbrojtjes 135 milionë euro.

ISEFERI SH.P.K. Prodhim Zona Industriale-Shirokë, 23000 Suharekë,
Kosovë
Lami Palace Gastronomi Rr. Brigada 123, Shirokë, Suharekë,
Kosovë
Udhëto & Pusho Sh.p.k Tjera Rr. Brigada 123, Suharekë,
Kosovë
Nails by Teuta Tjera Rr. Brigada 123, Sheshi, Suharekë,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende23 ditë

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë