Bastisje në Dubravë: Sekuestrohen telefona dhe rreth 480 gramë substancë e dyshuar

12.07.2026

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se është parandaluar një tentim për futjen e sendeve të kundërligjshme në Qendrën Korrektuese të Dubravës.

Bastisje në Dubravë: Sekuestrohen telefona dhe rreth 480 gramë substancë e dyshuar Foto: Ilustrim

Sipas njoftimit, aksioni është zhvilluar pas informacioneve të siguruara nga Njësia e Inteligjencës Korrektuese (NJIK), në bashkëpunim me Departamentin e Sigurisë së kësaj qendre dhe institucionet tjera të sigurisë.

Gjatë bastisjes së planifikuar, zyrtarët korrektues kanë gjetur dhe sekuestruar gjashtë telefona mobilë, si dhe rreth 480 gramë substancë të dyshuar.

Për rastin është njoftuar Policia e Kosovës, e cila ka marrë materialet e sekuestruara dhe ka nisur veprimet e mëtejshme procedurale. Ndërkohë, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka nisur hetimet e brendshme për zbardhjen e plotë të rastit.

SHKK ka bërë të ditur se do të vazhdojë angazhimin në parandalimin e kontrabandës dhe në forcimin e sigurisë brenda institucioneve korrektuese.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More