2.
Arrestohen dy persona për mashtrim kompjuterik, bastisje edhe në Samadraxhë
03.05.2026
Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike, ka arrestuar dy persona të dyshuar për mashtrim kompjuterik pas një operacioni të zhvilluar të shtunën.
Bastisjet janë kryer në pesë lokacione, përkatësisht në dy lokacione në fshatin Samadraxhë të Komunës së Suharekës dhe në tri lokacione në Prishtinë.
Gjatë aksionit, autoritetet kanë sekuestruar 48,350 euro para të gatshme, dhjetë vetura me vlerë të përgjithshme rreth 1 milion euro, si dhe pajisje elektronike që pritet të shërbejnë si prova në procedurën penale.
Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rastit.
