Eksplodimi në Zhur, i lënduar një polic nga Suhareka

28.01.2020

Policia e Kosovës ka konfirmuar se shpërthimi në një shtëpi në fshatin Zhur të Prizrenit, e që doli të jetë fatale për një polic, ka ndodhur gjatë kohës kur aty po kryhej bastisja në një rast për parandalim dhe zbulim të narkotikëve. Burime të SuharekaOnline bëjnë të ditur se njëri nga policët e lënduar është […]

Eksplodimi në Zhur, i lënduar një polic nga Suhareka Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka konfirmuar se shpërthimi në një shtëpi në fshatin Zhur të Prizrenit, e që doli të jetë fatale për një polic, ka ndodhur gjatë kohës kur aty po kryhej bastisja në një rast për parandalim dhe zbulim të narkotikëve.

Burime të SuharekaOnline bëjnë të ditur se njëri nga policët e lënduar është nga Suhareka(emër i njohur për redaksinë).

Këtë e ka konfirmur edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës ku thuhet se njëri nga policët e lënduar është dërguar për trajtim në Prishtinë dhe njëri është ndalur në Prizren.

Pjesëtari i Policisë nga Suhareka është jashtë rrezikut dhe se ka marrë lëndime në këmbë.

Nga eksplodimi ka mbetur i vdekur një pjesëtar i policisë së Kosovës S.Th nga Komuna e Malishevës dhe dy të tjerë të plagosur.