Edukimi parafillor nga viti i ardhshëm do të bëhet obligativ

04.07.2022

Përmes këtij projektligji, të vegjëlve do t`iu ofrohet edukimi në të gjitha format e organizimit që nga lindja deri në moshën gjashtëvjeçare. Lidhur me këtë zhvillim është deklaruar edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci e cila përmes Facebookut ka dhënë më shumë detaje për të: Ajo tha se ndër të tjera, ky projektligj do të […]

Edukimi parafillor nga viti i ardhshëm do të bëhet obligativ Foto: Ilustrim

Përmes këtij projektligji, të vegjëlve do t`iu ofrohet edukimi në të gjitha format e organizimit që nga lindja deri në moshën gjashtëvjeçare.

Lidhur me këtë zhvillim është deklaruar edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci e cila përmes Facebookut ka dhënë më shumë detaje për të:

Ajo tha se ndër të tjera, ky projektligj do të përfshijë:

– Koordinim ndërsektorial;
– Edukim në familje;
– Ushqyeshmëri, Krijim të menyve ushqimore;
– Sigurim e rregullim të materialit didaktik;
– Monitorim të punës edukative;
– Aftësim i dadove.

Nga viti shkollor 2023-2024 Edukimi Parafillor do të bëhet i obliguar.

“Me miratimin e këtij projektligji shënojmë edhe një hap drejtë zhvillimit të përgjithshëm të sistemit edukativ e arsimor, social e ekonomik.  Investimi në fëmijërinë e hershme garanton të nesërme më të sigurt për fëmijët, familjet dhe gjithë vendin”, ka shkruar Nagavci në Facebook.