E thotë Vitia: Nga 27 shtatori nuk mund të hyhet në lokale hoteliere pa certifikatën e vaksinimit apo testet kundër COVID-19

22.09.2021

Gjatë këtij raportimi, ministri Vitia ka thënë se nga java e ardhshme, pra nga dita e hënë të gjithë personat që do të hyjnë brenda hapësirave të lokalve do të zbatohen masat e reja për luftimin, kontrollimin dhe parandalimin e COVID-19. Vitia ka thënë se qytetarët që do të frekuentojnë lokalet duhet që të kenë […]

E thotë Vitia: Nga 27 shtatori nuk mund të hyhet në lokale hoteliere pa certifikatën e vaksinimit apo testet kundër COVID-19 Foto: Herolind Bytyçi / Hallka

Gjatë këtij raportimi, ministri Vitia ka thënë se nga java e ardhshme, pra nga dita e hënë të gjithë personat që do të hyjnë brenda hapësirave të lokalve do të zbatohen masat e reja për luftimin, kontrollimin dhe parandalimin e COVID-19.

Vitia ka thënë se qytetarët që do të frekuentojnë lokalet duhet që të kenë me vete certifikatën e vaksinimit ose test PCR apo serologjik.

Po ashtu, ai ka shtuar se Shoqata e Gastronomëve është treguar bashkëpunuese në këtë drejtim dhe se sipas tij me këto shifra një masë e tillë nuk është pengesë as për sektorin e gastronomisë.

“Në masat që jemi duke hartuar tani edhe në gastronomi të aplikohet nga data 27 shtator të aplikohen masa kufizuese vetëm me certifikatë të vaksinimit, me test PCR dhe me test serologjik. Shoqata e Gastronomeve është treguar bashkëpunuese në këtë drejtim. Me këto shifra, një masë e tillë nuk është më pengesë as për sektorin e gastronomisë”, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Gjithashtu, ai ka theksuar se shpreson që do të ketë edhe konsensus të subjekteve politike që gjendja në shëndetësi të ndryshoj.

Ndryshe, në këtë raportim Vitia ka bërë të ditur se deri në fund të këtij viti në Kosovë do të vijnë edhe 500 mijë doza të vaksinës Pfizer.