Vazhdon ekzekutimi i subvencioneve për fermerët, mbi 16.9 milionë euro pagesa të realizuara

1 orë

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), përmes Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZhB), ka njoftuar se po vazhdon ekzekutimi i pagesave direkte për fermerët përfitues në kuadër të programit të subvencionimit.

Sipas njoftimit të publikuar më 28 tetor 2026, deri më tani janë ekzekutuar mbi 16.9 milionë euro, të shpërndara në sektorë të ndryshëm të bujqësisë.

Nga kjo shumë, në sektorin e blegtorisë kanë përfituar 1 mijë e 712 fermerë, me vlerë të përgjithshme prej 1,266,330 eurosh.

Për sipërfaqet bujqësore janë realizuar pagesa për 10 mijë e 973 fermerë, në vlerë prej 14,438,034.26 eurosh, ndërsa 294 biznese kanë përfituar gjithsej 1,289,050.36 euro.

AZhB ka bërë të ditur se listat e përfituesve tashmë janë publikuar në uebfaqen zyrtare të Agjencisë, ku fermerët mund të kontrollojnë nëse janë përfshirë në pagesat e ekzekutuara.

Lista e përfituesve mund të gjendet në këtë link:https://azhb-rks.net/sq/lista-e-perfituesve

Ndërkohë, Agjencia ka njoftuar se po vazhdon punën intensive për realizimin e të gjitha pagesave të parapara për fermerët që kanë aplikuar në kuadër të këtij programi.

Sipas të dhënave zyrtare, numri i përgjithshëm i fermerëve që kanë aplikuar për subvencione është 33 mijë e 460.

MBPZhR dhe AZhB kanë ritheksuar përkushtimin e tyre për vazhdimin e pagesave dhe mbështetjen e fermerëve, me qëllim zhvillimin dhe fuqizimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë.