“E shtuna ishte ditë dështimi, nuk ishte ditë mësimi”

15.10.2022

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami ka thënë se e shtuna ishte ditë dështimi, nuk ishte ditë mësimi. Përmes një shkrimi në Facebook, Bajrami thotë se shumica e nxënësve sot nuk kanë shkuar në nëpër shkolla. Sipas saj, nxënësit nuk e përfillën urdhërin e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci. Madje thotë se as kërcënimet se do […]

“E shtuna ishte ditë dështimi, nuk ishte ditë mësimi” Foto: Ilustrim

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami ka thënë se e shtuna ishte ditë dështimi, nuk ishte ditë mësimi.

Përmes një shkrimi në Facebook, Bajrami thotë se shumica e nxënësve sot nuk kanë shkuar në nëpër shkolla.

Sipas saj, nxënësit nuk e përfillën urdhërin e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci. Madje thotë se as kërcënimet se do t’i përdorë inspektorët për mbikëqyrur mbarëvajtjen e mësimit këtë të shtunë nuk funksionuan.

“Përgjegjësia për dështimin e mësimit është e ministres Nagavci, e cila hartoi kalendarin mësimor pa e pyetur askënd. As prindërit dhe as përfaqësuesit sindikalë të arsimit. Partia në pushtet, Qeveria dhe ministrja Nagavci po i konsiderojnë fëmijët, SBASHK-un e prindërit sikur të ishin opozita e këtij vendi. Qasje krejt e gabuar.

Nuk bisedojnë me SBASHK-un; nuk bisedojnë me prindërit, nuk bisedojnë me mësimdhënësit. E kërcënojnë se do të përdorin inspektorët”, tha ajo.

Tutje ajo tha se krejt çka din Qeveria është vetëm shantazhi e inati.

“Krejt çka dinë është shantazhi. Inatet i kanë me të mëdha se qëllimin. Me dialogu duhet sidomos me ata që nuk pajtohesh, andaj ulu dialogo me SBASHK-un, me prindërit dhe me të gjithë derisa të pajtoheni për kompensim të orëve, sepse qasja juaj vetëm dështim po na sjellë asgjë tjetër.

Humbësit janë fëmijët, familjet dhe gjithë shoqëria”, tha ajo.