1.
Dy të lënduar nga aksidenti mes dy automjeteve në autostradën “Ibrahim Rugova”
13.12.2025
Dy persona kanë mbetur të lënduar në një aksident mes dy automjeteve që ndodhi mëngjesin e sotëm në autostradë, në kilometrin e 27.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
“Policia është duke u marrë me procedurat në vendngjarje”, ka thënë Krasniqi, duke shtuar se hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit po vazhdojnë.
Autoritetet bëjnë apel për drejtuesit e automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit në autostradë pasi që ditëve të fundit mjegulla e dendur po shkakton vështirësi në komunikacion.