Durmishi: Pos 53 milionë euro “Bechtel Enka” është paguar edhe me një shumë prej 44 milionë eurosh

01.02.2024

Zv/ministri i Infratrukturës, Hysen Durmishi ka reaguar pas shpalles së aktgjykimit nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për ish ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Durmishi: Pos 53 milionë euro “Bechtel Enka” është paguar edhe me një shumë prej 44 milionë eurosh Foto: Ilustrim

Durmishi në Facebook ka shkruar se nuk bëhet fjalë për 53 milion, por për 97 milion euro.

“Përveq 53 milion euro Bechtel Enka është paguar edhe me një shumë tjetër në vlerë 44 milion euro”, ka shkruar ndër të tjera Durmishi.

Kujtojmë se ish-ministri i infrastrukturës, njëherit deputet i Kuvendit të Kosovës, Pal Lekaj është dënuar me 3 vjet e tetë muaj burg efektiv në lidhje me pagesën prej 53 milionë eurove që Qeveria e Kosovës i kishte paguar “Bechtel-Enkës”.