Drejtori i SHSKUK-së paralajmëron rritje të numrit të infektuarve me COVID-19 gjatë janarit

09.01.2021

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), Valbon Krasniqi tha se gjatë muajit janar mund të ketë rritje të numrit të të infektuarave me Covid-19. Edhe pse thotë se nuk mund të bëhen parashikimi në këtë drejtim, ai shprehet i bindur se zbulimi i vaksinave do të mundësojë […]

Drejtori i SHSKUK-së paralajmëron rritje të numrit të infektuarve me COVID-19 gjatë janarit Foto: Ilustrim

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), Valbon Krasniqi tha se gjatë muajit janar mund të ketë rritje të numrit të të infektuarave me Covid-19.

Edhe pse thotë se nuk mund të bëhen parashikimi në këtë drejtim, ai shprehet i bindur se zbulimi i vaksinave do të mundësojë që të menaxhohet me këtë situatë.

“Tashmë as shkencëtarët botërorë nuk po kanë guxim për të bërë parashikime sa i përket ecurisë së mëtutjeshme të kësaj pandemie. Është fat i mirë që tani kemi vaksinën në përdorim dhe ka filluar të aplikohet në disa shtete dhe presim që edhe Kosova ta marrë atë shpejt dhe presim që vaksinimi të ulë trendin e kësaj pandemie” ka thënë ai.

“Megjithatë përderisa nuk e kemi vaksinën në përdorim dhe e kemi virusin prezent neve na mbetet vetëm t’i zbatojmë masat. Kështu që mund të jetë e pritshme që të kemi prapë faza të tilla të rritjes së numrit të pacientëve, por kjo do të varet nga aplikimi i vaksinës në vendin tonë”ka shtuar Krasniqi./EO/

Ndryshe, gjatë ditës së premte nga IKSHPK-ja janë identifikuar 321 raste pozitive me COVID-19, 9 raste në Komunën e Suharekës, numër ky i cili është më i lartë duke e krahasuar me atë të ditëve të para të këtij viti.