Drejtori i Policisë: Kundërvajtësit në trafik do të gjobiten falë kamerave që do të instalohen në automjet

02.08.2022

Mehmeti ka thënë se tani policia s’do t’i ndalojë qytetarët që t’i gjobisë, por pajisja që do të jetë e instaluar në automjet. Ai bëri me dije se pajisja teknike, përbehet nga sensorët, radarët dhe kamerat. “Nga sot përkatësisht gjatë ditëve në vijim në komunikacion, do të jenë automjete me mjete teknike të cilat totalisht […]

Drejtori i Policisë: Kundërvajtësit në trafik do të gjobiten falë kamerave që do të instalohen në automjet Foto: Ilustrim

Mehmeti ka thënë se tani policia s’do t’i ndalojë qytetarët që t’i gjobisë, por pajisja që do të jetë e instaluar në automjet.

Ai bëri me dije se pajisja teknike, përbehet nga sensorët, radarët dhe kamerat.

“Nga sot përkatësisht gjatë ditëve në vijim në komunikacion, do të jenë automjete me mjete teknike të cilat totalisht e ndryshojnë qasjen e policisë ndaj kundërvajtësve”, është shprehur Mehmeti.

“Deri sot kundërvajtjet janë identifikuar përmes ndalimit, policia e ka ndaluar kundërvajtjen dhe e ka identifikuar kundërvajtjen dhe e ka shqiptuar masën e dënimit.

Në ditët në vijim identifikimi i kundërvajtjeve do t bëhet nga vet pajisja teknike, vet pajisja teknike, sensorët, radarët, kamerat, të cilat janë të instaluara në automjet e bëjnë identifikimin e kundërvajtjeve”.

Mehmeti gjithashtu potencoi se këto pajisje do te jene në të gjithë territorin e Kosovës, pra përfshirë edhe veriun.