Dosje të reja dorëzohen në zyret e OVL të UÇK’së, përmenden emra të rinj të ish-luftëtarëve

22.09.2020

OVL e UÇK-së, në një konferencë për media, ka bërë të ditur se edhe sot dikush ka dorëzuar dosje të reja për të cilat thotë se ka dyshime se janë të Dhomave të Specializuara. Kryetari i kësaj organizate, Hysni Gucati, u shpreh se në këto dosje përmenden figura të njohura. “Kanë ardhur dosje të tjera. […]

Dosje të reja dorëzohen në zyret e OVL të UÇK’së, përmenden emra të rinj të ish-luftëtarëve Foto: Ilustrim

OVL e UÇK-së, në një konferencë për media, ka bërë të ditur se edhe sot dikush ka dorëzuar dosje të reja për të cilat thotë se ka dyshime se janë të Dhomave të Specializuara.

Kryetari i kësaj organizate, Hysni Gucati, u shpreh se në këto dosje përmenden figura të njohura.

“Kanë ardhur dosje të tjera. Janë dosje të dala nga Gjykata Speciale. Ka figura të ndryshme, emra të ndryshëm. Nuk po e dimë kush po i sjell. Arsyeja që kanë ardhur te na ne nuk e dimë. Por kjo gjykatë ka vërtetu me Prokurorinë e Serbisë. Ka emra të figurave të ndryshme. Flitet për ngritjen e aktakuzave”, është shprehur ai. 

Ndërsa nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj,  tha se flitet për dyshime, për ngritje të aktakuzave, për aktakuza që do të ngriten. Më gjatë se kisha çu, ky është njoftimi. Çdo dokument që na vjen prej tyre ne do ta bëjmë publike. Është një propozim-aktakuzë, Hashim Thaçi, Azem Syla, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli. Përmenden edhe Xhavit Haliti dhe disa zona, ka shtuar Haradinaj.