Dorëzohet në MSH lista e mjekëve të Kosovës për vaksinim në Shqipëri

18.03.2021

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka dërguar në Ministrinë në detyrë të Shëndetësisë listën e mjekëve të cilët kanë shprehur vullnetin që të vaksinohen me vaksinën anti-COVID në Shqipëri. Kështu ka thënë drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, i cili tha se në bazë të kërkesës ata kanë bërë kriteret për vaksinim dhe kjo listë […]

Dorëzohet në MSH lista e mjekëve të Kosovës për vaksinim në Shqipëri Foto: Ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka dërguar në Ministrinë në detyrë të Shëndetësisë listën e mjekëve të cilët kanë shprehur vullnetin që të vaksinohen me vaksinën anti-COVID në Shqipëri.

Kështu ka thënë drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, i cili tha se në bazë të kërkesës ata kanë bërë kriteret për vaksinim dhe kjo listë tashmë është dërguar në MSH.

“Në bazë të kërkesës nga Ministria e Shëndetësisë për të përgatitur një listë prej 50 deri në 100 profesionistëve për t’i dërguar për vaksinim në Shqipëri, ne e kemi përgatitur atë listë.

Kriteret kanë qenë të kenë përparësi mjekët infermierët dhe stafi mbështetës të cilët kanë shërbyer nëpër klinikat COVID të QKUK-së dhe ata nëpër reparte të Spitaleve ku po trajtohen pacientët me COVID.

Dje ju kemi dërguar shkresa këtyre reparteve dhe klinikave, dhe ashtu si na i kanë dërguar drejtorët përkatës i kemi përcjellë në MSH”, tha Krasniqi.