Dogana parandalon shmangien e 37,800 eurove detyrime doganore në Prizren

14.09.2026

Zyrtarët doganorë në Zyrën e Brendshme Doganore në Prizren kanë identifikuar parregullsi gjatë kontrollit dhe verifikimit të një importi, duke parandaluar shmangien e detyrimeve doganore në vlerë prej 37,800 euro.

Dogana parandalon shmangien e 37,800 eurove detyrime doganore në Prizren Foto: Ilustrim

Sipas Doganës së Kosovës, deklaruesi kishte deklaruar se bëhej fjalë për makineri të përdorura, ndërsa vlera e mallit ishte deklaruar duke u bazuar në këtë karakteristikë.

Megjithatë, gjatë kontrollit fizik dhe verifikimit të tabelave identifikuese, zyrtarët doganorë kanë konstatuar se makineritë ishin të prodhuara në vitin 2026, duke evidentuar mospërputhje mes deklarimit dhe gjendjes faktike të mallit.

Si rezultat i këtyre konstatimeve, është identifikuar shmangia e 37,800 eurove detyrime doganore.

Rasti është trajtuar si deklarim i pasaktë, në bazë të dispozitave të Kodit Doganor dhe të Akcizave nr. 08/L-247.

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë intensifikimin e kontrolleve dhe verifikimeve me qëllim të parandalimit të evazionit fiskal, mbrojtjes së të hyrave publike dhe sigurimit të konkurrencës së drejtë në treg.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More