Dogana e Kosovës parandalon katër tentativa për import të mallrave të falsifikuara
08.10.2025
Dogana e Kosovës ka parandaluar me sukses katër raste të ndara të tentativave për import të mallrave të dyshuara si të falsifikuara gjatë muajit shtator 2025.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrolleve të realizuara janë ndaluar këto mallra:
- 300 jelekë dimërorë me logon Moncler
- 300 palë atlete me logot Adidas, Reebok dhe Miu Miu
- 5,180 palë çorape me markat Nike, Calvin Klein, Reebok dhe U.S. Polo Assn
- 225 veshje tekstili me markën Stone Island

Këto ndërhyrje janë bërë të mundura falë analizës së avancuar të riskut dhe vigjilencës së oficerëve doganorë, të cilët kanë arritur të parandalojnë futjen e mallrave pirate në tregun kosovar.

Dogana e Kosovës thekson se këto veprime synojnë mbrojtjen e konsumatorëve dhe të drejtave të pronësisë intelektuale, duke penguar qarkullimin e produkteve të falsifikuara që dëmtojnë si ekonominë vendore, ashtu edhe imazhin e markave ndërkombëtare.
